Arif vladi biography sample
Arif Vladi
Arif Vladi është zanatçi, këngetar, ahengxhi i spikatur i ahengut shqiptar.
Lindi më 3 shtator të vitit 1956 në Lurë ku kreu shkollën fillore, për të vazhduar Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Akademinë e Arteve – dega kanto (1980). Si nxënës i klasës së gjashtë, u ngjit për herë të parë në skenë, në festivalet e zonës, për të vazhduar pa shkëputje në të gjitha festivalet folklorike të Rrethit, ndërsa kënga e parë e kënduar nga ai para publikut ishte “Djemtë e Lumës, hiç s’kanë dert”.
Fama e tij artistike nisi në fillim të viteve të ’80-ta, ku pas mbarimit të Akademisë, dy vjet punoi si këngëtar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve dhe pastaj në Estradën e Peshkopisë (deri në vitin 1989), kurse kulmin famës e arriti në vitet e fundit të shekullit XX. Përhapja e famës së Arif Vladit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë, u bë me punimin e këngëve “O prite Azem Galicën”, “Hajredin Pasha”, “Jakup Ferri me bajrak”, “Sefë Kosharja i pari i fisit”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së”, etj.
Si faculty i rrallë i këngës shqipe, me popullaritet të pazakonshëm, merr pjesë në shumë turne ndërkombëtare, ku këngët e tij ishin “ajka” e repertorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, si në Francë (1980), Zvicër (1981), Gjermani Perëndimore (83), Algjeri-Tunizi (1984), Itali-Austri (85), Egjipt (89), etj.
Në sirtarin e tij artistik rradhiten këto albume muzikore: “Arif Vladi këndon”, “Kënga ime për shqiptarët”, “Unë dhe këngët bond mia”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së”, etj.
Arif Vladi me këngën e tij të kënduar me profesionalizëm dhe përkushtim të pashoq, u bë “pushka” atdhetare e shqiptarisë, krisma e të cilës u dëgjua në luftën heroike çlirimtare të UÇK-së së Kosovës, për çlirimin njëherë e përgjithmonë nga regjimi i Serbisë.
Sot ai bashkë me familjen jeton e vepron në Belgjikë, por kohë unlawful activity kohe vjen në Shqipëri line Kosovë, ku me bashkëpunëtorët house tij: tekstshkruesin Agim Doçi, kompozitorët Edmond Zhulali e Përparim Tomçini, me këngëtarin që kanë realizuar disa hite kushtuar heronjve dhe kombit shqiptar Ilir Shaqiri, punon projekte të reja. Sivjet, për personalitetin dhe veprimtarinë e tij artistike, të pazakontë deri më tani, është realizuar një ep dokumentar nga kolegu i tij Ilir Shaqiri, regjisori Blerdi Malushi, e gazetari Besart Galica, side-splitting titullluar “Arif Vladi – Zëri i këngëve lapidare” u shfaq në Muzeun Historik në Tiranë dhe në Qendrën për Kulturë “Haki Stërmilli” në Peshkopi.
Emri i Arif Vladit do të përmendet gjithnjë, asnjë kohë nuk do të kalojë pa liken kujtuar këtë këngëtar brilant, dhe do ngrihet në krahët hook up kujtesës për të fluturuar në fushat e mbjella me histori e kultura të reja të së ardhmes.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arif Vladi është këngëtar i njohur.
Më datë 10 Nëntor 2018, Arif Vladi, Ilir Shaqiri & Nikolle Nikprelaj publikojnë videoklipin "Kaloresi I Lirise". Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Ilir Shaqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.
Më datë 7 Dhjetor 2019, Arif Vladi & Kastriot Tusha publikojnë videoklipin "Per Ty Shqiperi".
Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Çun Lajçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali. Më datë 9 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin "Rexi Amerikani".
Më datë 11 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin "Djemte E Dibres, Djemte E Camit". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Edmond Zhulali.
Më datë 18 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin "Lisi I Gjakut Lisi I Trimave". Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Agim Doçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.